Drejtori i BDI-së bëhet me veturë 50 mijë euro


Ish kryetari i Komisionit për antikorrupsion, Ilmi Selami, këshilltar në Ministrinë e mbrojtjes, atashe ushtarak në Bruksel gjatë kohës së “regjimit të Nikolla Gruevskit”, para më pak se nj viti është emëruar drejtor i “Ekonomisë së Ujërave”. Kuadër i BDI-së që din të luftojë korrupsionin, me përvojë për çështje ushtarake dhe diplomaci ushtarake, e tani menaxher për resurset ujore në Republikës së Maqedonisë do të vozitet me veturë të re “Renault Talisman” në lizing operativ për 50.000 euro, shkruan Faktor.
Vetura është marë në llogari të ndërmarrjes në vlerë të përgjithshme të lizingut prej 48.350 eurove dhe do të paguhet në 60 këste nga 806 euro.
Përveç kësaj ‘limuzine’ “Ekonomia e Ujërave” do të blejë edhe 14 “xhipa” të llojit “Dacia Duster” për të cilat me kushte të njëjta – lizing operativ në 60 këste do të paguajë 368.000 euro.
Ndërmarrja “Ekonomia e Ujërave” para ca kohe në ueb faqen e saj u lavdërua se do të blejë për nevojat e veta vetura tereni, por nuk u lavdërua se do të blejë edhe limuzinë në vlerë 50 mijë euro.

Baby Boo