Beteja e Koshares, kur ra kufiri! Plot 19 vite nga 9 prilli i 1999-s


9 prilli i vitit 1999 shënon një datë, të cilën kosovarët nuk e harrojnë lehtë.

Kjo është data që lidhet me njërën prej betejave më të përgjakshme e më heroike të luftës së UÇK-së, e që me thyerjen e kufirit mes Kosovës e Shqipërisë arriti praktikisht jo vetëm një fitore morale, por i hapi njëkohësisht rrugën furnizimit me armatim e mbështetje logjistike për mjaft zona të luftës në brendësi të vendit.

Kjo betejë vishet me një rëndësi historike, siç kujtojnë mediet në Kosovë, edhe për nga përmasat e saj, mënyrën e organizimit, suksesin e arritur dhe terrenin e zhvilluar.

Meritat iu njihen komandantëve dhe ushtarëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani”, si dhe të gjithë personave të tjerë që morën pjesë, pa hezituar të jepnin kontributin e tyre pavarësisht rrezikut.

Thyerja e menjëhershme e trupave të Beogradit ishte rezultat i sulmit të fuqishëm të kësaj brigade, pasojë e një përgatitjeje të gjatë, një stërvitjeje të thellë dhe studimit të kujdesshëm të lëvizjeve të armikut.

Goditja ishte një kombinim sulmesh të befta e të fuqishme, shoqëruar me manovra të shpejta të forcave speciale, që i shkatërruan forcat serbe në kohë rekord. Ato nuk patën as mundësi reagimi, e jo vetëm që nuk e rimorën dot territorin nën kontroll, por UÇK-ja arriti ta zgjeronte frontin e saj me mbi 15 km.

Përgjatë të gjithë luftës nuk pati asnjë rast të tërheqjes nga fshati Koshare. Një ndihmë e vyer në atë betejë, luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës iu mbërriti edhe nga aviacioni i NATO-s, nga populli i Tropojës dhe nga vullnetarë të huaj që vinin nga vende si Britania, Gjermania, Franca e Spanja.

Plot 114 anëtarë të UÇK-së u vranë në Koshare, e 350 të tjerë u plagosën. Mbi 100 llogaritet të kenë qenë humbjet në radhët e serbëve, që u ndihmuan nga mercenarë rusë e sllavë të tjerë.

Baby Boo