Dibër, raste të reja të të prekurve nga fruthi


Për vetëm 72 orë në Dibër janë regjistruar shtatë raste të reja të fruthit me çka numri i përgjithshëm i të sëmurëve shkon në 24. Epidemia fillon të marrë përmasa gjithnjë e më të mëdha. Mjekët janë të befasuar pasi të prekur nga sëmundja janë persona më të moshuar. Pjesa më e madhe e të sëmurëve kanë marrë vetëm nga një vaksinë, sipas rregullores së imunilogjisë në periudhën kur është dashur të vaksinohen.

Nga Qendra për shëndet publik në Dibër, për Alsat M shprehen se është vendosur ndalesë për vizitë në gjinekologji, pediatri, kirurgji dhe në repartin inter. Të gjithë mjekët amë janë njoftuar për situatën e krijuar, me paralajmërim që çdo rast të dyshimtë ta paraqesin tek ta. Deri në fillim të vitit shkollor, në mënyrë shtesë do të vendoset për shtyrje eventuale të vitit shkollor.

Për shkak se në Dibër nuk ka repart infektiv e as mjek infektolog, pjesa më e madhe e rasteve janë dërguar në Ohër ndërsa vetëm tre në Klinikën infektive në Shkup. Tre nga të prekurit janë pjesë e personelit mjekësor në Dibër.

 

Baby Boo