Besmitarët sfidojnë vapën, nis pelegrinazhi në Mekë


Turma të mëdha pelegrinësh myslimanë nisën lutjen në malin Arafat të Arabisë Saudite të premten herët, pikën më të lartë të pelegrinazhit më të madh të haxhit që kur pandemia detyroi shkurtime drastike në numra për dy vjet me radhë.

Adhuruesit, të kufizuar në një milion, përfshirë 850,000 nga jashtë të zgjedhur me short, kaluan natën në kampe në luginën e Mina, shtatë kilometra (katër milje) nga Xhamia e Madhe e Mekës, vendi më i shenjtë i Islamit.

Në orët e para të së premtes, ata u mblodhën në malin Arafat, ku profeti Muhamed besohet të ketë mbajtur predikimin e tij të fundit, për ritualin më të rëndësishëm të haxhit.

Ata do të qëndrojnë gjithë ditën në vend, pavarësisht temperaturave përvëluese që shkojnë deri në 42 gradë.

“Ne jemi këtu për haxhin, që Zoti të mundet ta pranojë. Nxehtësinë do ta durojmë, sepse aq më shumë ka gjasa që Zoti të na pranojë [haxhin tonë]”.

“Ne po e mbulojmë kokën për shkak të diellit dhe të nxehtit. Temperatura është e lartë. Por Zoti është më i madh”.

Haxhi i këtij viti po zhvillohet në sfondin e një ringjalljeje të Covid-19 në rajon, me disa vende të Gjirit që shtrëngojnë kufizimet për të mbajtur nën kontroll shpërthimet.

Të gjithë pjesëmarrësve iu kërkua të dorëzonin vërtetimin e vaksinimit të plotë dhe testet PCR negative.

Baby Boo