Besimtarët myslimanë peticion për t’u falur në sheshin Skënderbej, Pipero: “E parekomandueshme”


Sot ka nisur muaji i Ramazanit për të gjithë besimtarët myslimanë. Arjan Çuri ka treguar në emisionin “Zonë e Lirë” se besimtarët myslamë në Shqipëri kanë firmosur një peticion ku kërkojnë që të falen në sheshin Skënderbej.

“Sot besimtarët myslimanë i janë drejtuar me një peticion të firmosur dhe i kanë kërkuar që të paktën gjatë muajit të Ramazanit të falen në sheshin Skënderbej ose në Bulevard me premtimin që do të mbajnë distancimin social. Ky peticion është nënshkruar. Nuk besoj se do e japi Rama, por kjo është aplikuar në vende të tjera…”, ka thënë Arjan Curi.

“Nëse do më pyesni mua, do thosha që është e parekomandueshme”, ka thënë mjeku Pëllumb Pipero mbi këtë kërkesë të myslimanëve, teksa ka qenë në një lidhje direkte me emisionin “Zonë e Lirë”.

Baby Boo