BESA: Qeveria nuk ka as dije as ide se si të udhëheq me shtetin


Lëvizja BESA përmes një komunikate ka reaguar rreth shtrenjtimeve të fundit të derivateve të naftës, duke nënvizuar se qeveria aktuale është e dështuar dhe nuk ka kapacitet të përballet me krizën ekonomike.

“Pas paraqitjes të fundit ku përmes analizës të parametrave ekonomik propozuam një sërë masash për zbutje të krizës ekonomike, Qeveria aktuale së paku pjesërisht dëgjoi propozimet tona por edhe njëherë u dëshmua vlerësimi jonë se kjo Qeveri nuk ka as dije as ide se si të udhëheq me shtetin. Këtë e vërteton edhe fakti se nuk kaluan as disa orë që qeveria miratoi masat, komisioni rregullator përsëri rriti çmimet e derivateve të naftës që në esencë i bën të pavlefshme edhe masat e ndërmarra për ulje të akcizës”, thuhet në reagimin e Lëvizjes BESA.

Nga kjo parti vlerësojnë se vendimi për uljen e akcizës së naftës është vetëm politik, populist dhe i dështuar..

“Shtetit nuk i nevojiten qasje jo serioze ndaj problemeve të qytetarëve, por i duhet seriozitet dhe forca politike që do duhet që t’i paraprijnë çdo krize, ndërsa po dëshmohet se kjo përbërje LSDM-BDI nuk ka kapacitetin e duhur për t’u ballafaquar me situata kaq të ndjeshme që me keqmenaxhimin e institucioneve mund të sjellin kollaps të plotë ekonomik të vendit”, thuhet në reagimin e Lëvizjes BESA.

Baby Boo