BESA dhe ASH do të mbështesin njëra-tjetrën në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale (Video)


Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha i ka shtrire doren e bashkepunimit Aleanca për Shqiptarët ne raundin e dyte te zgjedhjeve lokale, shkruan gazeta LAJM.
Ai tha se pas marrevshjes mes BDI-se dhe PDSH-se per mbeshtetje te ndersjellte, ky vendim eshte i pashmangshem.

“Duke analizuar zhvillimet e fundit ne skenen politike si dhe koalicionin midis BDI-se dhe PDSH-se per raundin e dyte te zgjedhjeve lokale, imponohet pozicionimi i qarte i Levizjes BESA kundrejt politikave te vjetra te ketyre dy partive politike, qe pas asnje parim dhe kunder vullnetit te votuesve te vet detyrohen te bashkepunojne vetem per te mbrojtur veten. Prandaj, Levizja BESA duke respektuar parimet politike dhe nevojen per ndryshim ne skenen politike, sot permes kesaj press konference shprehim gatishmerine tone por njeherit bejme apel qe ne raundin e dyte te zgjedhjeve lokale, te gjithe votuesit e Levizjes BESA te mbeshtesin kandidatet e Aleances per Shqiptaret, duke ndikuar ne mposhtjen politike te BDI-se dhe PDSH-se. Poashtu kerkojme nga ASH-ja qe ne forme reciproke votuesve te vet qe te mbeshtesin kandidatet e Levizjes BESA ne komunen e Tetoves dhe Zhelines”, tha Hoxha.

Baby Boo