Vuçiq: Nuk e pranoj Kosovën, nuk dua të bëhem si Zaevi që nuk fitoi asgjë nga BE


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se ka presion nga Perëndimi që të pranojë Kosovën, megjithatë ai nuk do ta bëjë këtë për shkak se siç thotë, nuk dëshiron të përfundojë si Zoran Zaevi. Ai thotë se Zaev edhe pse e ndryshoi emrin me marrëveshjen e Prespës, ai nga BE-ja nuk fitoi asgjë.

“Me Kosovën duan ta shkatërrojnë gjithë Serbinë dhe kjo nuk është larg së vërtetës. Do u thonë se politikanët më modern janë ata të cilët do të pranojnë pavarësinë e Kosovës ndërsa Serbia të mos fitojë asgjë. Ose të fitoj një tregim të bukur në gazeta dhe të përfundoj si Zaev me tregimin për Marrëveshjen e Prespës. Njeriu nuk di çfarë të bëjë sepse nuk duan t’ia hapin negociatat. Edhe unë nuk e di pse”, ka deklaruar Vuçiq.

Baby Boo