Bërns: Maqedonisë së Veriut i nevojiten zgjedhje sipas ligjeve dhe Kushtetutës

Ambasadorja e SHBA-në në shtet Kejt Mari Bërns në deklaratë për MIA-n porosit që e rëndësishme për vendin është të mbahen zgjedhje sepse, siç thekson Maqedonisë së Veriut i nevojiten institucione plotësisht funksionale për ballafaqim me të gjitha sfidat, duke e përfshirë edhe krizën me Kovid-19. Thekson se data e zgjedhjeve duhet të konfirmohet në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën e vendit.

Baby Boo

“E rëndësishme është në vend të mbahen zgjedhje. Maqedonisë së Veriut i nevojiten institucione të zgjedhura dhe plotësisht funksionale – qeveri dhe kuvend – që të përballen me shumë sfida urgjente të cilat do të kenë efekt afatgjatë mbi të ardhmen e vendit, duke e përfshirë edhe përgjigjen e krizës me KOVID-19, si dhe përgatitjet për negociatat inkuadruese me BE-në. Sa i përket datës për këto zgjedhje, duhet të konfirmohet në pajtim me Ligjet dhe Kushtetutën e vendit”, citon Bërns.