Berisha mobilizon të gjithë familjen, dhëndri hip sipër makinës së Lulzim Bashës


Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur mbrëmjen e kësaj të shtune në selinë e PD-së, pas Referendumit për shkarkimin e Lulzim Bashës. Berisha është pritur me thirrje dhe me ovacione: Basha ik, Basha ik!

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se 44 mijë demokratë kanë marrë pjesë në Referendumin e thirrur prej tij, për shkarkimin e kryetarit të PD.
Ndërkohë, duket se ka mobilizuar të gjithë familjen pasi dhëndri i tij, Abi Malltezi ka hipur sipër makinës së Lulzim Bashës të parkuar në hyrje të selisë së PD.

Baby Boo