Berisha: “Kosova u su*lmua kibernetikisht nga sistemet e Shqipërisë”

ilustrim

Kreu i demokratëve Sali Berisha u shpreh këtë të premte se Kosova është su*lmuar kibernetikisht nga sistemet e Shqipërisë.

“Kosova është su*lmuar nga sistemet e Shqipërisë. Mali i Zi gjithashtu është është në atak dhe Maqedonia. Nuk e di nëse janë su*lmuar nga sistemet shqiptare këto të fundit. Por për Kosovën është e sigurt që janë su*lmuar nga sistemet shqiptare. Çka do të thotë një penetrim i plotë i hakerave serbë ose rusë sepse dihet se problemet më madhore me Kosovën i kanë. E vërteta është se mbrojtja e Kosovës dhe persona të kësaj fushe ka deklaruar se su*lmet janë nga rajoni”, u shpreh Berisha.

Ish-Kryeministri tha më herët se përveç hakerave iranianë në operacionin për shkatërrimin e infrastrukturës dixhitale në Shqipëri kanë marrë pjesë hakera të qeverisë, hakera rusë dhe serbë./tvklan.al

Baby Boo