“Për 10 ditë do të dihet çmimi i ri i energjisë elektrike”


Për 10 ditë do të dihet çmimi i ri i energjisë elektrike. Kështu njoftoi kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës Marko Bislimoski. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se për momentin nuk mund ta thotë se sa mund të jetë çmimi I ri I energjisë elektrike.

Marko Bislimoski, kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës “Ajo që është me rëndësi të dihet është se Komisioni Rregullator i Energjisë ndikon në çmimin përfundimtar me 38% gjegjësisht ky është çmimi I transferimit, distribuimit dhe një një pjesë e vogël për përballje me tregun e energjisë elektrike, dhe ato 62% e tjera, Komisioni nuk ka aspak ndikim. Në këtë moment, derisa nuk realizohet tenderi me të cilin ELEM duhet të ofroj EVN Home, nuk mund të themi cili do të ishte çmimi i energjisë elektrike”.

Baby Boo