Berat Buzhala, Ramës: O vorr, Dua Lipa si Goran Bregoviç, kosovarët si serbët?


Gazetari dhe analisti nga Kosova, Berat Buzhala ka reaguar pas deklaratës së Ramës, se Dua Lipa dhe Goran Bregoviç janë njësoj.

Sipas Buzhalës, Rama mendon se dhe serbët janë të njëjtë dhe të barabartë, në kri*me dhe në vuajtje.

Postimi i plotë i Berat Buzhalës:

Edi Rama nuk e ka as idene ma të vogël se çka po folë. Ky mendon që kosovarët dhe serbët janë të njëjtë. Ky mendon që edhe serbët edhe shqiptarët janë të barabartë, në kr*ime dhe në vuajtje.

Paramedojeni, e barazon Dua Lipën me Goran Bregoviçin. Me Goranin që ka këndu kundër bombar*dimeve të NATO’s, me Goranin që e ka pasë shok personal Radovan Karaxhiçin.

Ani kur po thojnë, babën kroat, nanën serbe, bashkëshorten myslimane.

O vorr, Kusturica është mysliman me babe e me nanë, ama kujna i ka shërby. Nëse Bregoviçi koka kroat po aq sa serb e mysliman, atëherë pse nuk jetoji gjatë luf*tërave në Zagreb a Sarajevë, por në Beograd?

Baby Boo