Amerika Jugore, pjesa e botës e goditur më rëndë nga COVID-19


Epidemia e Kovid-19 vazhdon të përhapet në të gjithë botën, ndërsa Amerika e Jugut dhe Karaibet kaluan më keq, pasi numri i vdekjeve në rajon dje e tejkaloi numrin e përgjithshëm të vik*timave nga infeksioni me koronavirus në Evropë.
Pandemia ka marrë më shumë se 715.000 jetë, duke infektuar më shumë se 19 milionë njerëz në planet pasi zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kinë e raportoi këtë sëmundje në fund të dhjetorit.

Numrin më të madh të viktimave e kanë Amerika e Jugut dhe Karaibet: të paktën 213.120, e ndjekur nga Evropa me 212.660 vdekje, sipas të dhënave nga dita e djeshme.
Në shtatë ditët e kaluara, pothuajse çdo vdekje e dytë nga Kovid-19 në botë (44 për qind) ka ndodhur në Amerikën e Jugut. Ajo pjesë e botës është gjithashtu me numër më të madh të të infektuarve (më shumë se 5.3 milionë), kryesisht në Brazil, e cila dje iu afrua 100.000 vdekjeve nga 2.9 milionë të infektuar.

Në atë vend, shifrat zyrtare të vik*timave janë “gjashtë deri shtatë herë më të ulëta se sa ato aktuale”, tha Domingos Alves, një statistikan brazilian, i cili është i specializuar për pandemi.
Meksika u bë vendi i tretë në botë për sa i përket numrit të të infektuarve dhe vdekjeve, duke e tejkaluar shifrën prej 50.000 të vdekurve (50.517), me 462.690 raste të konfirmuara, shumë më tepër sesa që parashikonte Qeveria e presidentit Andres Manuel Lopez Obrador, i cili është në shënjestër të kritikave të ashpra.

Kolumbia, ku virusi u shfaq në fillim të marsit ka më shumë se 12.000 vdekje deri dje.
Në Kubë, e cila raportoi numrin më të madh të të infektuarve brenda një dite për tre muaj, autoritetet përsëri kufizuan dje lëvizjen e automjeteve dhe njerëzve në Havana.

Baby Boo