Benzema: “Kushdo që kritikon Messin nuk e kupton futbollin”


Karim Benzema muajt e fundit po shijon futbollin e tij dhe është bërë vërtetë fytyra e këtij Real Madridi.
Sulmuesi ka diskutuar për Topin e Artë, ndeshjen e ardhshme të skuadrës së tij kundër Paris Saint Germain dhe njëri prej lojtarëve të tyre kryesorë, Lionel Messi.

Disa njerëz kanë qenë kritikë ndaj Messit që kur ai u transferua te PSG nga Barcelona verën e kaluar, por Benzema nuk ka dyshime se ai do të ketë sukses në kryeqytetin francez.
“Nuk ka mundësi që ai të mos bëjë mirë”, ka thënë fillimisht Benzema për Telefoot.

“Kjo është vetëm një kohë kur ai po përshtatet, sepse nuk po shënon shumë gola”.
“Megjithatë, shikoni se çfarë bën ai në fushë”.
“Gjithsesi, nuk mund të kritikosh një lojtar të tillë. Kushdo që kritikon Messin nuk e kupton vërtet futbollin”, përfundoi ylli i Real Madridit. /Telegrafi/

Baby Boo