Bela godet Fatmir Limanin: Lëvizjen BESA e shndërrove në degë të VMRO-së


Vazhdojnë përplasjet politike mes përfaqësuesve të Lëvizjes BESA që tashmë kanë ndarë rrugët por vijojnë akuzat nga distanca për të treguar shkaktarët e përçarjes së fundit në këtë subjekt.
Njëri ndër t’a është edhe Valon Bela që ka drejtuar gishtin e akuzës pikërisht ndaj Fatmir Limanit duke thënë se ky i fundit e ka shndërruar Lëvizjen Besa në degë të VMRO-SË shkruan Tetovasot. Bela për Limanin thotë se erdhi me mision përçarës .
Bela në një postim të fundit kundër bashkëpartiakut të deridjeshëm Limani thotë se nga zyret e VMRO-së i sapodalur, u fut me gjysmë frymë në mbledhje të Partisë dhe ia shkrepi vajtimeve: shqiptarët si mos më keq, duhet të bëjmë këtë dhe duhet ta bëjmë atë.
Bela shkruan për Limanin se nga miqësia që kishte krijuar ky patriot me Mickovskin, na shndërroi partinë në Degë të VMRO-së.
“Erdhi me mision përçarës. Edhe hasmin në tryezë na e uli. Vazhdo fol për kauzën kombëtare se nime po t’besojmë! “shkruan Bela.

S’mundet bre Mickovski me qenë më i mirë se Edi Rama. Pikë!përfundon Bela.Tetovasot

(winandoffice.com)

Baby Boo