Xhemaili e quan Komandant “Brava” Sulejmanin e Besës


Jeton Xhemaili nga kabineti i Arben Taravarit, i ka reaguar Sedat Sulejmanit nga Lëvizja Besa, i cili duke reaguar mbi fjalimin e sotëm të deputetit Halil Snopçe në Kuvend, tha se “ASH-së i ka dalë boja”.

Xhemaili në reagimin e tij, Sulejmanin e ka quajtur “Komandant brava”.

“Rezalet. Komandant “brava” i cili asnjëherë nuk ka garuar por gjithmonë nëpërmjet servilizmit është emëruar ( e kryeservilit e fitoi para disa ditësh me deklaratën “rruga për te Billy është nëpërmjet trupave tanë”) i reagon një deputeti të zgjedhur, dhe jo një deputeti do si do, por vetë Dr. prof. Halil Snopçes. Brendësinë e reagimit s’dua ta komentoj se duket që është i zbukuruar me “bizhuteri Rusie” nga “zanati” i vjetër. Rini rehat bosa se as qent s’ju lehin më juve, e jo t’ju ngucë dikush. Pastaj, “slluzhba” mbron investimin e vet!”, shkruan Xhemaili.

Baby Boo