Bekteshi: “Sot fillon epoka e re për investimet e huaja”


Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka thënë se sot, më 21 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, fillon edhe epoka e për investime të huaja. Ai ka njoftuar se sot është vendosur gurthemeli i një investimi i cili në përgjithësi do të vlejë plotë 130 milionë euro në ZZHTI Tetovë.

Me këtë investim të kompanisë e.Go në #ZZHTI Tetovë, për herë të parë në Maqedoninë e Veriut do të fillojnë të prodhohen automjete elektrike dhe njëkohësisht do të kontribuojë në forcimin e eksportit. Me ndërtimin e kësaj fabrike #shumëmilionësh në ZZHTI Tetovë sigurojmë 900 vende të reja pune në rajonin e Pollogut. Me #anëtarësimin në NATO dhe hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, ofrojmë siguri të madhe për kompanitë e huaja që vendosin të investojnë në vend, dhe ne si #Qeveri jemi të gatshëm t’i mbështesim të gjitha kompanitë dhe t’u japim mbështetjen e plotë që të kenë kushte sa më të mira për punë. Dëshmojmë se angazhimi jonë në vitet e kaluara po jep rezultate reale dhe konfirmon se kemi krijuar kushtet e duhura për investitorët e huaj. ”, ka shkruar Bekteshi duke shtuar se do të vazhdojnë të punojnë palodhur për përmirësimi e mirëqenies sociale dhe SIGURINË e qytetarëve./indeks.mk/

Baby Boo