Haradinaj kundërthënës: Kërkon ta kemi mirë me Amerikën, por që të mos e dëgjojmë për taksën


Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, pas takimit me kryetarët e partive për hapat koordinues në lidhje me dialogun dhe arritjen e unitetit kombëtar, ka thënë se ishte një diskutim i hapur dhe I sinqertë.
Tha se qëndrimi i AAK-së është që të Kosova të pozicionohet krah Amerikës sa i përket dialogut për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

Ai potencoi se taksa ndaj mallrave serbe duhet të mbesë në fuqi deri në njohje.
“Ne duhet të ecim me Amerikën për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë si udhëheqëse e dialogut. Qëndrimi i AAK-së është që taksa të mbetet në fuqi deri në njohje të shtetit të Kosovës nga Serbia”, tha Haradinaj.

Ish kryeministri tha se kryetari i LDK-së Isa Mustafa, ka kërkuar falje që s’ka mundur të shkojë në takim dhe se janë dakorduar që për këtë çështje do të takohen gjatë dy ditëve të ardhshme.
“Mustafa ka kërkuar falje se nuk ka mundur të jetë prezent në takim për shkak të disa obligimeve. Sa i përket taksës, ka qëndrime të ndryshme. Me Mustafën do të takohemi gjatë dy ditëve të ardhshme”, tha Haradinaj.

Baby Boo