Bekteshi: Shumë shpejtë do të funksionojë edhe restorantet që organizojnë dasma


Ministri i Ekonomisë, Kreshinik Bekteshi i pyetur në lidhje me hapjen e restoranteve dhe organizimin e dasmave, tha se kjo temë është diskutuar gjatë ditës së djeshme në seancën qeveritare.

“Kjo temë u diskutua dje në seancën qeveritare, ku ne e udhëzuam ministrin e Shëndetësisë të dorëzon një propozim nga Komisioni për Sëmundje Infektive për miratimin e protokolleve të reja, veçanërisht për këto pjesë dhe këta sektorë. Ne presim që sot ose nesër më së voni të marrim propozimin dhe sigurisht që do t’i miratonim si Qeveri, duke pasur parasysh që hotelet nuk janë të mbyllura sipas vendimit të qeverisë. Sa i përket ambienteve hotelerike që organizojnë dasma, sigurisht që presim propozimet dhe sugjerimet e Komisionit për Sëmundje Infektive. Jam i bindur që jo deri në fund të vitit, por shumë më herët edhe ky sektor do të mund të funksionon”, ka deklaruar ministri Kreshnik Bekteshi./SHENJA

Baby Boo