Çeliku: “Pas Mijalkovit Katica etj.. por shqiptarët”


Gjyla Çeliku:

Pas Mijallkovit u lirua Kamçevi, Katica feston vitin e ri në shtëpi, Boki sigurisht është i radhës, organizatori i sulmit terrorist në parlament do jetë kapaku i tengjeres së padrejtësisë në Maqedoninë e Tregjedive.
A s’kanë një pikë ndjenje politikanët shqiptarë në pushtet për vëllezërit tanë shqiptarë në burg që kalben padrejtësisht, pësojnë sulme e infarkte cdo ditë dhe askush nuk merret me lirinë dhe shëndetin e tyre.

Unë nuk mund të kuptoj ç’bëjnë për shqiptarët dhe votat i fitojnë nga shqiptarët.

Drejtësi selektive dhe diskriminuese e instaluar nga ky pushtet që monton, burgos dhe dënon me shekuj vetëm shqiptarët, ndërsa liron milionerët të cilët s’di si i fituan milionat dhe bëjnë show sepse në fakt edhe s’di a ka investiguar ndonjë gazetar a kanë qenë në burg këta milionerë!
Lironi shqiptarët e pafajshëm o pushtetarë analfabetë dhe milionerë sepse i morët në qafë ata dhe familjet e tyre në këtë botë dhe tjetrën do ti keni barrë!
Zoti ua ktheftë sepse ligjin e keni në dorë momentalisht dhe e bëni ashtu si u pëlqen juve, jo neve dhe të drejtës.
Haku i tyre qoftë dhurata juaj nga Zoti!
Kjo është e pafalshme!
#LIRIPËRTËBURGOSURITSHQIPTARË

Baby Boo