Bekteshi: Promovuam platformën për zbatimin e protokolleve për “Vulën për turizëm të sigurt”


Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, sot pati një takim me Ambasadoren e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut Sibel Zuter Tejada, me Drejtorin e Agjencisë për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit Ljupço Janevski, me Odat dhe shoqatat turistike, ku promovuan platformën për zbatimin e protokolleve për “Vulën për turizëm të sigurt” (Safe travels stamp). Më tutje ai tha se, masat që i miratoi Qeveria, e që u implementuan përmes Ministrisë së Ekonomisë, dhanë rezultate të dukshme dhe njëherësh ndihmuan industrinë turistike.
Shkrimi i plotë i Bekteshit:

Sot, së bashku me Ambasadoren e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut, Sibel Zuter Tejada, me Drejtorin e Agjencisë për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit, Ljupço Janevski, me Odat dhe shoqatat turistike, promovuam platformën për zbatimin e protokolleve për “Vulën për turizëm të sigurt” (Safe travels stamp).
Pandemia shkaktoi dë*me të mëdha dhe turizmi përjetoi momentet më të vështira në dekadat e fundit. Si institucion kompetent për zhvillimin e turizmit kemi dëshmuar se do të jemi me ekonomistët në momente të vështira.
Masat që i miratoi Qeveria, e që u implementuan përmes Ministrisë së Ekonomisë, dhanë rezultate të dukshme dhe njëherësh ndihmuan industrinë turistike.

Ne, që në fillim të vitit aplikuam dhe arritëm të marrim autorizimin për implementimin e Vulës së sigurisë dhe protokolleve për udhëtim të sigurt nga Këshilli Botëror i Turizmit dhe Udhëtimit (WTTC).
U bëj thirrje të gjithë faktorëve: hotele, restorante, agjenci, akomodim privat, lloje alternative të turizmit, ciceronë dhe persona të tjerë juridik dhe fizik që të informohen për protokollet përmes platformës WWW.SAFETRAVELS.GOV.MK, të njëjtat t’i implementojnë dhe të kërkojnë nga komisionet që e njëjta të certifikohet dhe në ofertat e tyre të shfrytëzojnë vulën e sigurisë.

Falënderoj ambasadën e Zvicrës, odat ekonomike dhe shoqatat që janë pjesë e këtij projekti të rëndësishëm për turizmin, si dhe të theksoj se mbështetjen time gjithmonë do ta gëzojnë të gjitha ato aktivitete që kanë për qëllim përmirësimin e ofertës turistike në Maqedoninë e Veriut – ka thënë ministri Bekteshi.

Baby Boo