(Video) “Black Friday”: Disa gra zihen për një xhaketë me zbritje, sigurimi i ndanë


Video me zënka dhe rrahje në “Black Friday” vërshuan rrjetet sociale. Skena të tilla vijnë edhe nga Turqia.

Në një video shihen femra duke u grindur për një xhaketë, e në mesin e tyre ishte edhe një gjyshe. U shtynë me njëri-tjetrin, tërhoqën xhaketën dhe në fund njëra prej tyre grisi atë që donte dhe e mori me vete.

VIDEO

Në një tjetër video që po qarkullon në rrjetet sociale, gratë po përleshen jashtë një dyqani, ndërsa të tjera shikojnë të tronditura se çfarë po ndodh. Sigurimi duhej të reagonte për t’i ndarë dhe qetësuar.

Baby Boo