Bekteshi ndihmon mbi 300 shkolla për furnizim me rrymë


Mbi 300 shkolla ndihmohen për furnizim me rrymë, këtë e ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë Kreshnik Belteshi.

Postimi i plotë i Bekteshit:
“Nga gjithsej 474 shkolla publike fillore dhe të mesme të regjistruara në vend, 309 shkolla kanë aplikuar për furnizim me energji elektrike të subvencionuar përmes EMV shitjes dhe ato tashmë furnizohen nga 1.12.2022.

Nga gjithsej 70 ndërrmarje të regjistruara të ujësjellësit dhe shërbimeve që operojnë me stacione pompimi apo pastrimi, 51 janë regjistruar dhe furnizohen.

Subjektet nga këto dy kategori që nuk kanë dorëzuar dokumente ose kanë dorëzuar dokumente jo të plota, mund të aplikojnë me dokumentacion të plotë deri në datën 20.12.2022 dhe të furnizohen përmes EMV shitjes nga data 1.1.2023.

Në ditët në vijim subjektet nga industria ushqimore do të shpallen me kode aktiviteti të përfshira në vendimin e Qeverisë, të cilat tashmë furnizohen përmes EMV shitjes”

Baby Boo