Një shqiptar pilot i NASA, ja kush është shqiptari i emigruar në SHBA


William G. GREGORY ështe lindur në Lockport, Nju Jork, më 14 Maj 1957 në një familje nga Korça me origjinë dardhare. Ka kryer shkollën e mesme po aty. Në moshë të re, ai ka qenë Eagle skaut. Më tej ai ndoqi Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA, ku u diplomua në shkencat inxhinierike më 1979. Pas kësaj, ai shkoi në Universitetin e Columbias për të marrë masterin në mekanikën inxhinierike (1980) dhe në Universitetin Troy për një master tjetër në menaxhim (1984).

Ai është, gjithashtu, anëtar i Shoqatës Akademike të Aspirantëve-USAF.
Ndërmjet viteve 1981 dhe 1986, Grigori shërbeu si pilot në modelet D dhe F të F-111. Me këtë detyrë ai shërbeu si pilot instruktor në RAF Lakenheath, Mbretëria e Bashkuar, si dhe në bazën ajrore të Cannon në New Mexico.

Ai punoi në Universitetin e Forcave Ajrore (USAF test pilot school) në 1987. Ndërmjet viteve 1988 dhe 1990, Grigori shërbeu si pilot prove në bazën ajrore Edwards duke kryer fluturime me llojet e avionëve F-4, A-7D dhe të pesë llojet e F-15.

Baby Boo