Bekteshi: “Me mbështetjen e USAID-it, Maqedonia e Veriut e para në rajon për reforma në sektorin energjetik”


Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi mori pjesë në ngjarjen përfundimtare të Projektit të USAID -it për Zhvillimin e Tregjeve Rajonale të Energjisë, që u mbajt sot në Shkup.
Në fjalimin e tij, ministri Bekteshi falënderoi për mbështetjen USAID -in ndaj Ministrisë së Ekonomisë për zhvillimin e sektorit të energjisë në vend.

“Me realizimin e këtij Projekti, arritëm që për më pak se 6 muaj të miratojmë Ligjin e ri të energjetikës të harmonizuar plotësisht me Pakon e tretë energjetike të BE-së dhe Direktivën për promovimin e burimeve të ripërtërishme të energjisë. Ministria e Ekonomisë dhe ekipi i Projektit punuan me përkushtim dhe dhanë kontribut të madh gjatë konsultimeve me opinionin dhe të gjitha palët e prekura relevante, si dhe gjatë konsultimeve që u bënë me Sekretariatin e Bashkësisë Energjetike, e gjithë kjo me qëllim që të fitojmë Ligj cilësor dhe gjithëpërfshirës” tha ministri Bekteshi!

Ministri theksoi se me mbështetjen e Projektit të USAID-it për reformat në sektorin energjetik dhe avancimin e situatave në të njëjtin sektor, u krijuan kushtet për t’u tërhequr kontestet që Bashkësia Energjetike i inicioi kundër Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të mospërputhjes me Direktivën për rregullat e përbashkëta në tregun e brendshëm të energjisë elektrike, respektivisht mosekzistimin e liberalizimit të plotë të tregut të energjisë elektrike, si dhe për shkak të mospërputhjes me Pakon e tretë energjetike të BE-së.

“Me mbështetjen e Projektit, janë përpiluar thuajse të gjitha aktet nënligjore që rezultojnë nga Ligji i ri për energjetikë për shkak të zbatimit më të lehtë të tij, që janë në kompetencë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Ekonomisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Krahas vendosjes së liberalizimit të plotë të tregut të energjisë elektrike, emërimit të Furnizuesit universal dhe risive të tjera, një nga sukseset më të mëdha për të cilat Republika e Maqedonisë së Veriut është përmendur si shembull në mesin e vendeve të Bashkësisë energjetike ishte pikërisht rezultati i bashkëpunim të përbashkët me Projektin, me mbështetjen e të cilit arritëm të vendosim dhe zbatojmë mekanizëm të ri të tregut për rritjen e hises së energjisë së ripërtërishme në prodhimin e përgjithshëm të energjisë elektrike në vend” është shprehur ministri Bekteshi!

Ministri njoftoi se vendosja e premive, në vend të tarifave preferenciale fid in, si masë për mbështetje na mundësoi që t’i nxisim në masë të konsiderueshme investimet në burimet e ripërtërishme të energjisë si një nga mënyrat për implementimin e tranzicionit të shumëpërfolur energjetik për çka nga të gjithë faktorët relevantë vendorë dhe ndërkombëtarë jemi quajtur pionierë në tranzicionin energjetik.

“Projekti gjithashtu dha kontribut të madh në hartimin e Ligjit për efikasitet energjetik, me zbatimin e të cilit nxisim kursime në konsumin e energjisë, gjë që në këtë kohë është me rëndësie të veçantë dhe mund të japë kontribut të madh në zvogëlimin e nevojës për energji, veçanërisht duke marrë parasysh krizën energjetike në këtë moment në suaza globale. Në partneritet me Projektin arritëm të realizojmë edhe shumë aktivitete të përbashkëta, mes të cilave përgatitjen dhe realizimin e tenderit për përzgjedhjen e tregtarit ose furnizuesit të energjisë elektrike i cili blen energji elektrike të prodhuar nga burime të ripërtërishme të energjisë me premi si “blerës në rastin e fundit, përpilimin e programeve për mbështetje financiare për prodhimin e energjisë elektrike nga prodhuesit preferencialë që përdorin premi, përpilimin e Udhëzuesit për investitorë në burimet e ripërtërishme të energjisë, përpilimin e Udhëzuesit për përpilimin dhe zbatimin e tenderëve në fushën e BRE-ve, por edhe shumë aktivitete të tjera” deklaroi ministri Bekteshi.

Ai theksoi se pas zbatimit të suksesshëm të dy tenderave në thuajse dy vitet e fundit, në rrjedhë është realizimi i procedurës së tretë të tenderit me ankand për ndarjen e premive për energji elektrike të prodhuar nga elektrocentralet fotovoltaike të ndërtuara në truall privat me fuqi të përgjithshme të instaluar prej 80 MË, në përgatitjen e të cilit ishte përfshirë në mënyrë aktive ekipi i projektit.

“Informacioni i fundit që kam në këtë moment është se në hapjen publike të ofertave të një jave më parë, kanë mbërritur mbi 90 oferta për këtë tender, që është numër i madh i investitorëve potencialë dhe tregues i interesit të madh nga bashkësia investitore në këtë proces. Pritjet janë se si produkt final i këtyre proceseve, do të realizohen investime prej rreth 100 milionë euro, si nga investitorë vendorë, ashtu edhe investitorë të huaj” ka deklaruar Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, duke vlerësuar se pret që që mbështetja e USAID -it të vazhdojë në të njëjtin drejtim, madje me dinamikë edhe më të madhe, dhe t’i tejkalojmë së bashku sfidat që na presin në periudhën e ardhshme.

Baby Boo