Cigaret elektronike rrisin rre*zikun e Coronës në mënyrë të konsiderueshme


Adoleshentët dhe të rinjtë që pinë rregullisht cigare elektronike janë shumë më të predispozuar për t’u së*murur më rëndë me COVID-19 sesa jo duhanpirësit në të njëjtën moshë. Për herë të parë një ekip mjekësh të udhëhequr nga profesorja e pediatrisë, Bonnie Halpern-Felsher nga Shkolla e Mjekësisë Standford ka arritur në këtë përfundim pas krahasimit të të dhënave të 4.351 pjesëmarrësve me moshës 13 dhe 24 vjeç nga të gjithë rajonet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Studimi u botua së fundi në Journal of Adolescent Health.

Mushkritë e dëmtuara Sipas studimit përdoruesit e cigareve elektronike janë pesë herë më tepër se mesatarja e popullsisë të prirë që kur in*fektohen me vi*rusin SARS-CoV-2 të kenë kollë, temperaturë të jenë të lodhur dhe të kenë probleme me frymëmarrjen. Kurse ata që 30 ditë para testit për COVID-19 kishin pirë si cigare tradicionale edhe cigare elektronike rr*eziku për t’u sëmu*rur është 6,8 përqind më i lartë. Autorja kryesore e studimit, Shivani Mathur Gaiha, i paralajmëron të rinjtë ndaj sigurisë mashtruese se moshat e reja nuk preken nga COVID-19. “Shumë besojnë se mosha i mbron ata nga simptomat e COVID-19. Por të dhënat tregojnë se kjo nuk vlen për ata që pinë duhan. Dhe rr*eziku i sëm*undjes rritet jo vetëm pak, por shtohet me të vërtetë!” tha ajo. Me ekzaminimin e saj pediatria Halpern-Felsher nuk dëshiron vetëm të paralajmërojë adoleshentët dhe të rriturit që të ruhen. Ajo u bën thirrje gjithashtu autoriteteve shëndetësore të veprojnë. “Tani ka ardhur momenti,” thotë ajo. “FDA duhet të nxitojë dhe t’i rregullojë këto produkte.”

Baby Boo