Bekteshi: Marrëveshja e Ohrit, dokument që solli paqen


Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në profilin e tij në fejsbuk ka njoftuar se Qeveria sot ka mbajtur seancë tematike tematike kushtuar 20 vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.
Bekteshi ka vlerësuar se MO është një dokument shumë i rëndësishëm i cili solli paqen dhe hapi perspektivat tona Euro-Atlantike si dhe kontribuoi në lidhjen e shoqërisë si të barabartë dhe të njëjtë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Republikën e Maqedonisë së Veriut .

“Sot, Qeveria mbajti seancë tematike kushtuar 20 vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.
Kjo marrëveshje është një dokument i rëndësishëm që solli paqen dhe hapi perspektivat tona Euro-Atlantike si dhe kontribuoi në lidhjen e shoqërisë si të barabartë dhe të njëjtë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Republikën e Maqedonisë së Veriut “- ka shkruar Bekteshi.

Baby Boo