Hotelierët paralajmërojnë: Të mos habitemi nëse në çdo lokal organizohen dasma


Vendimi për lejimin e organizimit të ahengjeve dhe dasmave konform protokolleve, në vend se do të ndikojë pozitivisht, do të shkaktojë kaos në punë – thonë nga Oda e Pavarur e Hotelierëve. Nga kjo Odë, kërkojnë që muzikantët të kthehen nëpër kafeteri dhe objekte tjera dhe të mos lejohet që të performojnë vetëm gjatë dasmave.

Nga OPH-ja thonë se duhet të rritet edhe kufiri I kufizimit të decibelave të muzikës nëpër objekte.
“E pavlerë është rekomandimi që të lejohet organizimi I dasmave dhe ahengjeve në hapësirë të hapur maksimalisht me 100 persona, nëse prania e muzikantëve lejohet vetëm gjatë dasmave me protokoll adekuat. Të mos habitemi nëse nesër në cdo objekt hotelerik shohim dasma dhe ciftin bashkëshortor” – thonë nga OPH.

Nga kjo Odë kërkojnë që në të gjitha objektet hotelerike të kthehet Neni 13 me të cilin do të lejohet organizimi I ngjarjeve muzikore me pjesëmarrje të artistëve në pjesën e hapur dhe të mbyllur të objekteve konform protokolleve të punës, kurse rekomandimi aktual për lartësinë e zërit të muzikës në 55 decibelë do të hiqet tërësisht.
“Qeveria të mos harrojë miratimin e punës në pjesët e brendshme të të gjitha objekteve hotelerike duke marrë parasyh se një pjesë e madhe e tyre nuk kanë veranda adekuate që të mund ta ushtrojnë veprimtarinë konform protokolleve në fuqi – thuhet në komunikatën e OPH-së.

Baby Boo