Bekteshi: Janë të pavërteta shifrat e Shoqatës së hotelerisë


Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për shtyp ka demantuar informacionet e Grupit të hotelesrisë se gati 15,000 punëtorë të hotelierisë janë larguar nga puna që nga paraqitja e koronavirusit. Bekteshi theksoi se ditëve në vijim Ministria Ekonomisë do të publikojë të dhëna të sakta për numrin e punëtorëve nga ky sektor që kanë lëshuar vendin e punës.

“Janë të pavërteta faktet e theksuar nga ana e Shoqatës së hotelerisë dhe gastronomisë në kuadër të Lidhjes së Odës Tregtare se 15.000 punëtorë janë lëshuar nga puna. Dua të sigurojë të gjithë të punësuarit në këtë sektor se çdo kush do të jetë i përfshirë në kuadër të masave për subvencionoimin e pagës minimale dhe masat e tjera. Nuk është kohë për shantazhimin e institucioneve”, tha mes tjerash Bekteshi.

Baby Boo