Bekteshi: “Humbjet energjetike duhet të minimizohen në maksimum, në Çairi humbjet janë për 80%”


Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në një konferencë për mediat tha se humbjet energjetike në vend janë shumë të mëdha dhe në gjendjen e krizës energjetike në të cilën ndodhemi kjo është e papranueshme. Ai mori shembull komunën e Çairit ku humbjet janë për 80 për qind. Ndërsa tha se do të bëhet çdo gjë e mundur nga ana e komunave dhe e EVN-së të minimizohen në maksimum.

“Humbjet energjetike në Maqedoninë e Veriut duhet të minimizohen në maksimum, prandaj takimi i sotëm ishte me të gjithë përfaqësuesit dhe me kryetarin e kryetarit të Çairit. Humbjet në komunën e Çairit janë rreth 80 për qind, por kjo nuk është vetëm për faj të qytetarëve por edhe për të institucioneve. Sa i përket humbjeve në nivel nacional. Humbjet në qytetin e Shkupit, 19 për qind, komunën e Kumanovës 16 për qind, komunën e Kërçovës 12 për qind etj.”- tha Bekteshi.

Baby Boo