Vetura e parkuar në rrugë prej 47 vitesh bëhet atraksion turistik


Një veturë e braktisur, e parkuar prej 47 vjetësh në një rrugë italiane, është kthyer në një atraksion turistik, duke tërhequr vizitorë nga larg.

Angelo Fregolent, 94 vjeç, e parkoi veturën e tipit “Lancia Fulvia” të cilën e drejtonte me gruan e tij, Bertilla Modolo, në Conegliano në vitin 1974.
Angelo i tha se veturën e kishte drejtuar për 40 vjet.
“Kur hapa biznesin, isha i lumtur që kisha “Lancia Fulvia” të parkuar para saj, sepse gazetat i kisha shkarkuar në bagazh dhe më pas i futa brenda”, tha ai.

Kur çifti doli në pension ata lanë makinën dhe që atëherë ajo është bërë pjesë e estetikës së qytetit
Turistët dhe banorët filluan të bënin selfie me makinën e vjetër dhe ajo u bë një pikë referimi pasi fotot në rrjetet sociale u bënë virale.

Zyrtarët e qytetit tani kanë vendosur të lëvizin makinën pas gati pesë dekadash.
Ajo u hoq më 20 tetor dhe u transferua në “Motorshow Auto e Moto d’Epoca” në Padova, ku u ekspozua së bashku me dhjetëra makina të tjera klasike. Më pas u dërgua në një punishte për t’u restauruar me kujdes dhe për të rregulluar dëmtimet nga qëndrimi jashtë për 47 vjet.

Pasi të restaurohet plotësisht, ajo do të vendoset jashtë një shkolle, pranë shtëpisë së Angelo dhe Bertilla, që do të thotë se ata do të jenë në gjendje të admirojnë makinën e tyre të vjetër nga dritarja e tyre, ndërsa turistët kalojnë për të bërë selfie.

Baby Boo