Bekteshi filloi zbatimin e shqipes


Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sot prezantimin e Programit për Konkurrencë ,Inovacion dhe Sipërmarrësi para gazetarëve e filloi në gjuhën shqipe.

Por kjo nuk mbeti pa u vërejtur nga gazetarët e pranishëm të palës tjetër duke provokuar ministrin se Cila është gjuha zyrtare në Republikën e Maqedonisë?

Ministri Bekteshi duke rikujtuar se nga sot edhe gjuha shqipe është zyrtare u shpreh se gjuhët zyrtare të sotme në Republikën e Maqedonisë janë gjuha maqedonase dhe shqipe, duke pasur parasysh se mbi 20% e banorëve flasin gjuhën shqipe dhe se ligji tashmë është shpallur edhe në Gazetën Zyrtare.

Bekteshi tha se nuk është hera e pare që nis konferencë për shtyp në gjuhën shqipe. “Kjo për mua nuk do të thotë asgjë. Duhet ta kuptojmë njëri-tjetrin, duke pasur parasysh se edhe para se të shpallet Ligji I gjuhëve në Gazetën zyrtare unë qytetarëve u jam drejtuar në dy gjuhë, kështu unë do të vazhdoj edhe në të ardhmen, “ka shtuar Bekteshi.

Baby Boo