Të varfër nga tradita apo rrethanat!


Çdo skaj i rrugës, është i mbushur  përplot me skamnorë, të cilët kanë zgjatur dorën e mëshirës. Janë të shumtë. Pa dallim, të mitur, adoleshentë, vajza e djem, burra dhe gra, të gjithë kanë të njëjtin hall, secili ka zgjedhur mënyrën e tij për të tërhequr vëmendjen .

Disa kanë shkruar nëpër kartonë të vegjël më shkronja të çrregullta hallin e tyre, të tjerët po qëndrojnë ulur mbi trotuare teksa presin mos ndoshta ndokush u’a zgjat dorën, e të tjerët që janë më të rinj ju qepen pas kalimtarëve, ku shumica e tyre kanë po të njëjtin hall. Ata ju kërkojnë para për bukë, teksa ky mendohet ku të gjejë bukë për fëmijët e tij.Mos ndoshta shkaku kryesorë i nivelit të ulët tëmirëqenies sociale është  mungesa e impenjimit dhe  motivacionit për të shfrytëzuar resurset ekzistuese.

Ku të gjithë  janë në pritje që t’i punësojnë, teksa kjo pritje po ju tejzgjatet,sepse jo për të gjithë ka vende të lira pune. Është mese normale të jetë e vështirë për secilin nga ne të startojë një biznes të vogël personal, që padyshim mund të korë sukses. Në këtë shoqëri që ka të trashëguar një nivel të ulët, në kulturën e punës dhe të atyre “që bëjnë hapin e parë” duhet të përpiqemi që të  “guxojmë”.

Të ulesh në rrugë dhe të shkruash pllakata nuk të sjell të ardhura.Varfëria është bërë një nga problemet emergjente, që kërkon masa po kaq të shpejta. Atë duhet ta luftojmë nëçdo mundësi.Edhe punonjësit social duhet që të këshillojnë dhe t’i motivojnë  njerëzit të cilët janë të dekurajuar për punë, për jetën për të ardhmen, për të ndryshuar konceptin dhe mënyrën e jetesës. Duhet të përpiqemi të paktën të zbutim varfërinë kjo është më e lehtë se eliminimi i sajt.

Ajo është e nevojshme dhe për zvogëlimin e problemeve të tjera sociale. Shtimi i varfërisëdo të thotë të rritet numri i krimeve,  i alkoolizmit, i braktisjes së shkollës, i dhunës me bashkëshortët e fëmijët dhe vetëvrasjes. Duhet me çdo kusht të bëjmë hapin e parë të fillojnë biznesin  tonë, ngaqë varfëria trashëgohet ç’ka do të thotë se pasuria sjell pasurinë, ndërsa varfëria sjell vetëm varfërinë. Napoleon Hill frigën nga varfëria e sheh si shkaktarë kryesorë të varfërisë, sepse vetë kjo hamendje se mund të jem i varfur, nuk i lejon njerëzit që të tentojnë ta ndryshojnë gjendjen e tyre.

Autori Hill i vepres “Mendo dhe pasurohu” shpjegon se vetë kjo frikë e paralizon aftësinë e rezonimit, shkatërron aftësinë e imagjinimit, vret vetëbesimin, nënshtron entuziazmin, dekurajon iniciativën, lind hezitimin, zhduk ngazëllimin dhe e pamundëson vetëkontrollinTë paktën për brezat e ardhshëm duhet të bëjnë hapin e parë “ të guxojnë” se sa të qëndrojnë duarkryq dhe kokëulur për të kërkuar lëmoshë . Varfëria sjell dëshpërim, pesimizëm , vuajtje dhe inferioritet. Atëherë të punojmë sot që të gëzojmë nesër./Pa Censurë – Liridona Vejseli

 

Baby Boo