Bekteshi e shpëtoi Shkupin, BEG shpëtoi nga hendeku


Problemi me furnizimin me energji termike në Qytetin e Shkupit dhe komunat është zgjidhur. Qytetarët do të kenë furnizim të pandërprerë të ngrohjes qendrore. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi Urdhëresë për kriteret dhe kushtet për shpalljen e gjendjes së krizës në tregun e energjisë termike” – ka njoftuar ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në Konferencën e sontme për media!

Detajet do të rregullohen në mënyrë plotësuese me Vendimin për ekzistimin e gjendjes së krizës.
Ministri Bekteshi ka bërë të ditur që për shkak të tejkalimit të gjendjes do të sigurohen mjete financiare me të cilat do të subvencionohen faturat e qytetarëve për energji termike.
Masat të cilat janë pjesë përbërëse e Urdhëresës mundësojnë që Qeveria përmes EMV-së ta stabilizojnë tregun e energjisë termike.

SHA EMV sot nënshkroi Marrëveshje për furnizimin e energjisë elektrike me TЕ-ТО deri më 31.01.të vitit 2022, për realizimin e kësaj marrëveshjeje TE-TO do të prodhojë sasi plotësuese të energjisë termike krahas asaj elektrike me çka do të mundësohet furnizim i vazhdueshëm, cilësor dhe rentabil në aspektin ekonomik gjatë kësaj periudhe.
ТЕ-ТО ka burim të sigurt të gazit dhe mund të punojë pa pengesa, në këtë periudhë ka marrëveshje aktive për shitjen e energjisë elektrike dhe do të punojë në mënyrë plotësuese gjatë fundjavës, ndërsa energjinë e prodhuar elektrike do ta blejë SHA EMV, në vend se deri në orën 21.00 do të punojë deri në orën 01.00 pas mesnate dhe në këtë mënyrë do të prodhohet sasia e nevojshme e energjisë termike” ka deklaruar Bekteshi!

Deri në fund të sezonit planifikohet që gjithë energjinë e prodhuar elektrike nga ТЕ-ТО ta marrë përsipër SHA EMV me çka do të ketë energji të mjaftueshme termike për BEG-në.
1.Qeveria miratoi Urdhëresë për kriteret dhe kushtet për shpalljen e gjendjes së krizës në tregun e energjisë termike.
2. Qeveria duhet të marrë Vendim për ekzistimin e gjendjes së krizës.

3. ТЕ-ТО do të punojë pandërprerë deri në fund të sezonit, energjinë e prodhuar elektrike do ta marrë përsipër EMV-ja, ndërsa energjinë termike do t’ia dorëzojë BEG-së.
4. BEG-ja nuk është në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur dhe kërkoi administrim të dhunshëm për çka do të lidhet marrëveshje për bashkëpunim afarist teknik me EMV-në me detyrim nga Qeveria.
Qeveria do të marrë vendim, në afatin sa më të shkurtër të mundshëm dhe do të angazhojë EMV-në të lidhë marrëveshje për bashkëpunim afarist teknik me BEG-në.

5. Për punën e SHA Shkup Veri do të lidhet marrëveshje për bashkëpunim afarist teknik sipas parimit të njëjtë.
6.Me marrëveshjet për bashkëpunim afarist teknik të gjitha të drejtat dhe detyrimet që i kanë pasur subjektet do të vihen në pushim, ndërsa të drejtat dhe detyrimet që do të krijohen në periudhën e vlefshmërisë së marrëveshjes do të jenë të EMV-së.

7.SHA EMV do ta menaxhojë punën e përgjithshme financiare përmes llogarisë së veçantë dhe për të njëjtën do të dorëzojë raporte në Qeverinë.
8. SHA EMV tashmë posedon licenca për energji termike dhe të njëjtat do të zgjerohen.

Baby Boo