Bekteshi dhe Hoxha: Nuk kemi asgjë kundër hyrjes së Alternativës në qeveri


Ministri i Ekonomisë, nga radhët e BDI -së, Kreshnik Bekteshi dhe ministri i Bujqësisë nga Besa, Arianit Hoxha, mbrëmë deklaruan se nuk kanë asgjë kundër Alternativës, e cila ka katër deputetë dhe tani është në koalicion me Aleancën për Shqiptarë.

Në një paraqitje për TV21, Bekteshi akuzoi Aleancën për Shqiptarët se u bëri thirrje votuesve të mbështesin kandidatët e VMRO-DPMNE-së, në vend që të mbështesin BDI-në. Ai thotë se nuk e shqetëson nëse Alternativa i bashkohet shumicës aktuale qeverisëse.
Hoxha theksoi se Alternativa ka një numër të vogël votash në Tetovë, por nëse duan mund të votojnë për kandidaten e BDI-së për kryetare, Teuta Arifin, dhepërmes asaj “dere” të hyjnë në Qeveri. Besa, siç tha ai, nuk ka asgjë kundër.

Hoxha tha gjithashtu se është i gatshëm të largohet nga posti i ministrit të Bujqësisë që Besa të marrë Tetovën, ku kandidati i cili hyri në raundin e dytë është kryetari i partisë Bilal Kasami.
Hoxha thotë se nuk i zemërohen kryeministrit Zoran Zaev për deklaratën se LSDM nuk do të mbështesë asnjë kandidat në Tetovë, por qytetarët do të votojnë sipas bindjes së tyre.

Edhe pse ata u po përballen për Tetovën, ku dy partitë në pushtet kanë kandidatët e tyre në raundin e dytë, Hoxha dhe Bekteshi u pajtuan edhe për atë do ta mbështesin kandidatin e LSDM -së për kryetar të Shkupit Petre Shilegov, pasi janë partnerë koalicioni, por edhe, siç theksuan ata, pasi ai meriton një mandat të dytë.

Baby Boo