Ekzekutoi gruan dhe vëllain në Gramsh, habit autori: I kam vrarë? S’mbaj mend gjë


Xhevat Sinani, autori i vrasjes së dyfishtë në fshatin Tërvol të Gramshit nuk mand mend asgjë nga masakra që ndodhi një ditë më parë.

Para trupës hetuese 75-vjeçari deklaroi i qetë që i kishin vdekur të afërmit, mirëpo u shpreh se nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur.

“Më ka vdekur vëllai dhe gruaja. Di që kanë vdekur, por se di s’mbaj mend gjë. Si kam vrarë.”, mësohet të ketë thënë i moshuari.

Kujtojmë se ditën e djeshme fshati Tërvol i Gramshit u trondit nga kjo ngjarje e rëndë. Xhevat Sinani vrau me sëpatë gruan e tij Zegjine Sinanin, 72 vjeçe brenda banesës dhe më pas vëllanë e tij, Shaqir Sinani, 72 vjeç.

Pasi vrau gruan e vëllanë, ai mësohet se i ka mbuluar të dy trupat dhe ka larë gjakun e bashkëshortes në banesë. Më pas, ai ka shkuar tek disa të afërm të tjerë në fshat afër Tervolit dhe u ka rrëfyer krimit.

Mësohet se autori ka probleme të shëndetit mendor, ndërkohë vijojnë të ngelen të paqarta motivet e ngjarjes.

Baby Boo