Bekteshi: “Deri në fund të javës do të prezantojmë analizat për vazhdimin e llogaritjes verore të kohës”


Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi bëri të ditur se deri në fund të kësaj jave do të prezantohen para Qeverisë analiza për vazhdimin e llogaritjes verore të kohës. Bekteshi tha se nuk ka mendim personal për propozimin në fjalë, ndërsa theksoi se e gjithë kjo po shqyrtohet për të pasur efekt pozitiv në ekonomi.

“Nuk është me rëndësi mendimi im personal, me rëndësi është se çka tregojnë të dhënat dhe analizat që të jep efekt pozitiv edhe për ekonominë edhe për qytetarët, tashmë po bëhen edhe analiza dhe me siguri deri në fund të javës do të jenë përgatiten sepse vendimi duhet të merret deri në fund të muajit sipas ligjit”, theksoi Bekteshi.

Baby Boo