Atilla lë shtëpinë e Big Brother Vip Kosova

Banori më i përfolur nga e premtja e kaluar, Atilla Kardesh i akuzuar nga ish-gruaja, Drenusha Latifi për dhunë fizike ka lënë shtëpinë e Big Brother Vip Kosova 3.

Ai si arsyetim dha mirëqenien e fëmijëve…

“Sic e dini unë dhe Drenusha i kemi dy fëmijë jashtë, Drenusha dhe une kemi qenë 10 vjet bashke, kemipasë momente të mira, të këqija – si krejt. Nuk kena ditë. Dy fëmijë kanë hy në lojë, psikika dhe mirëqenia e tyre që nga unë dhe ajo”. Raporti im me ju është shumë i rregulltë”, tha ai.

“Qëllimi jem ka qenë këtu, që me ju drejtu Drenushës që i kemi dy fëmijë si drita, që janë në përgjegjësi edhe timen edhe tëndën, nuk ia vlenë asnjë gjë përpos atyre dy fëmijëve dhe mirëqenia e tyre”.

Drenushës nuk i kërkoi falje, por i tha që shpreson që ky raport i ashpër të “futet në dhe”.

“Unë besoj dhe shpresoj që konflikti, urrejtje dhe të gjitha gjërat të futen në dhe, dhe të shohim përpara për qata dy fëmijë. Unë po e bëjë punën time si babë, ti bëjë si nënë”, tha ai përcjell Insajderi.

Theksojmë se hyrja e tij nxiti reagime të shumta negative, presioni publik qe i madhë.

Madje, tanimë janë ngritur dyshimet se për shkak të presionit; ai është detyruar ta lë shtëpinë.