Bekim Sali nuk flet shqip në press konferencë me KSI (VIDEO)


Komisioni për sëmundje infektive pranë Ministrisë së Shëndetësisë sot realizoi takimin e parë me përbërjen e re. Komisioni është krijuar dhe plotësuar, tha sot në konferencë për shtyp ministri i Shëndetësisë Bekim Sali.

Siç paraprakisht konfirmoi për MIA-n nga Ministria e Shëndetësisë doktor Aleksandar Petliçkovski është kryetar i ri i Komisionit për Sëmundje Infektuese. Ai është drejtor i Institutit për Imunologji, ku bëhen testime, analiza dhe hulumtime lidhur me reagimin e antitrupave të të shëruarve si edhe për llojet e koronavirusit. Doktor Zllate Mehmedoviq është emëruar person kompetent për marrëdhënie me opinionin në emër të komisionit.

Ministri Sali në konferencë për shtyp kumtoi se përbërja e re e Komisionit janë edhe: doktor Hristina Stavridis nga Instituti për Shëndet Publik (ISHP), docent doktor Shaban Mehmeti nga ISHP, prof.dr. Kalina Grivçeva Stardellova nga Klinika për Gastroenterohepatologji dhe njëkohësisht koordinatore në Klinikat interne, prof.dr. Nevzat Elezi nga Fakluteti i Mjekësisë pranë Univerzitetit në Tetovë, dr. Dugagjin Osmani nga ISHP, prim.dr. Zharko Karaxhovski nga ISHP, dr. Irinka Sotirova Buhove nga ISHSHS, prof.dr. Katerina Stavriq nga Klinika për sëmundje të fëmijëve, dr. Milena Stevanoviq, dr. Zvonko Milenkoviq, dr. Fadil Cana dhe Ilir Demiri nga Klinika për sëmundje infektive dhe gjendje ferbile, dr. Marija Dimzova bashkëpunot shkencor e Klinikës infektive, dr. Viktor Isjanovski nga Shtëpia e shëndetit – Shkup, dr. Liljana Despotovska Ristovska nga ISHSHS, prof. dr. Niko Beparovski nga Klinika e toksikologjisë, dr. Arben Labenishta nga Instituti pët sëmudje të mushkërive të bardhe dhe tuberkulozë, dr. Marija Duganova nga SPQ “8 Shtatori”, prim. dr. Suzana Manevska nga Ministria e Shëndetësisë, prim. dr. Jovanka Kostovksa, specialistë epidemiolog dr. Zllatko Arsenievski nga Qendra për Shëndet Publik – Shkup, dr. Dragan Georgievski përfaqësues nga Shoqata e mjekëve të mjekësisë së përgjithshme dhe mjekësisë familjare, Greta Nikollovska përfaqësuese e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari dhe Marija Millkova nga Qendra për menaxhim me kriza.

Sali i falënderoi të gjithë anëtarët që morën pjesë në punën e Komisionit në dy vitet e kaluara dhe u dëshiroj mirëseardhje të gjithë anëtarëve të ri në përbërjen e gjerë.

Petliçkovski tha se sot kanë pasur takimin e parë të punës që ka zgjatur dy orë, ku janë hapur shumë çështje dhe ka pasur diskutime produktive. Ai tregoi se përcaktimi i tyre është të përcjellin njohurit shkencore dhe t’i bëjnë të pranueshme për rrethanat tona.

Zëdhënësi i Komisionit, Mehmedoviq tha se konsideron se azhurnimi i Komisionit është në drejtim që të përmirësohet kualiteti dhe komunikimi që kanë me qytetarët para se të ketë sqarime serioze që do të shkojnë në orientim të asaj që të mos ketë më dyshime në lidhje me rekomandimet që sjell Komisioni për sëmundje .

https://fb.watch/aU-olVCGJU/

Baby Boo