Bekim Sali: Autoriteti i vetëm është qytetari


Sot në emisionin “Vin-Vin” ishte mysafir ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali. Mes tjerash, gazetarja e shtroi edhe pyetjen se “Çfarë autoriteti duhet ta bindë ministrin e Financave, që mos ta pengojë sistemin shëndetësor?”, duke nënkuptuar se ai – me arsyetimin se ka mungesë fondesh – lë pa kuadër shumë institucione shëndetësore.

Duke aluduar se askush në vend nuk ka të drejtë ta dëmtojë jetën e qytetarëve, rrjedhimisht as ministri i Financave, ministri Bekim Sali tha se “Autoriteti i vetëm në këtë vend është qytetari”.
Siç kemi vërejtur edhe në raste të tjera, ministri i Financave, duke luajtur rolin e nikoqirit, shpesh ka qenë pengesë e mbarëvajtjes së sistemit shëndetësor. Por, kështu dolën në pah edhe marrëdhëniet e ftohta mes ministrit Bekim Sali dhe atij të Financave, Fatmir Besimi.

Baby Boo