Lënda e Naser Eshtrefit, 4 vite ka shëtitur në sirtarët dhe duart e gjykatësve të Supremes


Padyshim se rasti gjyqësor i Naser Eshtrefit e pasqyron (mos)funksionimin dhe (jo)efikasitetin e gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut, i cili si nga faktori i brendshëm, por edhe ai nga ndërkombëtar është në shënjestër të kritikave për punë selektive dhe joprofesionale. Familjarët 4 vite presin përgjigje përpara Gjykatës Supreme, e cila lëndën e ka shëtitur prej sirtari në sirtar, e prej gjykatësi në gjykatës dhe ende nuk mundet të marrë vendim pasi që lënda qenka “komplekse”.

Jemi në vitin 2020, 4 vite më parë familja e Eshtrefit, është ankuar në Gjykatën Supreme se Gjykata Themelore dhe Gjykata e Apelit i kanë dhënë dënim darkonik prej 14 vitesh burg, djalit të tyre, Naserit, për vrasjen e maturantit, Sasho Petkovski, në Gjorçe Petrov në vitin 2014-të. Portalb

Baby Boo