Bekim Jashari dënohet me 1800 euro gjobë 

Kandidati për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari është dënuar me 1800 euro gjobë për thyrjen e heshtjes zgjedhore. Ankesa e PDK-së për Listën e Pavarur-Bekim Jashari është pranuar nga PZAP.

PDK ka parashtruar ankesën në PZAP kundër subjektit Lista e Pavarur-Bekim Jashari ku pretendon se kandidatë për asamble komunale në komunën e Skenderajt si dhe aktivistë kanë bërë postime dhe shpërndarjen e materialeve zgjedhore në Facebook.