Behramaj – Kurtit: Merre Jabllanoviqin e Sveçlen dhe bashkë shkoni u kërkoni falje nënave gjakovare


Kështu shkruan në Facebook Adil Behramaj, këshilltar i Presidentit Thaci:

Merre të përkëdhelurin tënd, Aleksandër Jabllanoviqin, me njërën dorë Albin. Me dorën tjetër edhe Xhelal Sveçlen. Shkoni tretë bashkë në Gjakovë dhe kërkoni falje nënave gjakovare. Ai që i ka fyer dhe ju që i keni mashtruar. Merreni për sigurinë tuaj me veti edhe Rashit Qalajn. Për tjetër gjë nuk ke mbetur. Të ka shkuar dita, Albin!

Çfarë mund të debatohet me një superkriminel? Për shkeljen e Kushtetutës së Kosovës dhe shkeljen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, a? Për veprat penale që i keni bërë? Kjo është trashëgimia juaj politike. Ligji juaj është rruga. Aty jeni rritur politikisht dhe aty po përfundoni!

Baby Boo