Rrokulliset autobusi me targa të Serbisë në Gjermani, të paktën 19 të lë*nduar


Të paktën 19 persona u lë8nduan pas rrokullisjes së një autobusi në autostradën gjermane A13 midis Staakow dhe Freiwalde, në drejtim të Berlinit.
Autobusi, sipas informacioneve jozyrtare, doli nga rruga dhe u përmbys në përpjekje për t’u kthyer në rrugë.

Sipas informacioneve ende të pakonfirmuara, autobusi është nga Serbia. Sipas Bild, më shumë se 70 automjete shpëtimi dhe gjashtë helikopterë janë përfshirë në shpëtimin e të pla*gosurve.
“Gjashtë helikopterë shpëtimi, 30 automjete shpëtimi dhe 12 ambulanca janë në shërbim. Përveç kësaj, ka mbërritur një zja*rrfikës me 22 automjete. Autostrada është e mbyllur në të dy drejtimet”, shkruan Bild.

Sipas policisë, dy shoferë pësuan lën*dime të rënda, ashtu si edhe një pasagjer. Ende nuk dihet se sa pasagjerë ishin në autobus.
Autostrada fillimisht u mbyll plotësisht në të dy drejtimet, më vonë korsia në drejtim të Dresdenit është hapur.

Baby Boo