Begaj: UÇK-ja, faqe e ndritur të historisë sonë të përbashkët, që bën krenar çdo shqiptar


Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, ka vizituar kompleksin e familjes Jashari në Prekaz dhe homazhe të varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova. Ai ka thënë se përulet përpara veprës se familjes Jashari dhe UÇK-së. UÇK-ja, faqe e ndritur të historisë sonë të përbashkët, që bën krenar çdo shqiptar”, ka shkruar në Facebook, Begaj.

Tutje Ai ka theksuar ish-presidentit Ibrahim Rugova, kishte qenë “udhëheqësin vizionar e qëndrestar dhe themelues i pavarësisë së Kosovës”. Ai ka përfunduar duke thënë se “asnjë raport i trilluar që tenton të njollosë gjakun dhe vetëflijimin e shqiptarëve në mbrojtje të lirisë, flamurit dhe identitetit kombëtar nuk do të arrijë kurrë të zbehë këtë trashëgimi të lavdishme”.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në vizitën e tij të parë në Kosovë si president i Shqipërisë, ka folur për kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke thënë se “përbën një faqe të ndritur të historisë së përbashkët, që bën krenarë çdo shqiptarë”.

Duke aluduar në raportin e Dick Marty-t, i cili i kishte akuzuar disa nga krerët UÇK-së për trafikime me organe njerëzore, Begaj tha se raporte të tilla janë të trilluara dhe se ato tentojnë që ta njollosin gjakun dhe vetëflijimin e shqiptarëve për liri, por që sipas tij, një gjë të tillë nuk do ta arrijnë asnjëherë.

Baby Boo