Bedri Ajdari: Kudo qe orvateshim të ankohemi e të kërkojmë ndihmë, na thonin, ju i keni perfaqsuesit tuaj në Parlament


Nga Bedri Ajdari:

Sot 6 vjet ishte dita kur ish kryeministri i nje regjimi te poshter ne Maqedoni ndermorri nje fushate anti shqiptare qe nuk kurseu as femrat, per t’u ofruar tek te huajt dhe tek vendasit si shpetimtar i vetem i botes dhe i vendit!

Forcat speciale maqedonase me nje brutalitet te ashper deshen te faktorizohen para popullates civile dhe para nderkombetareve kinse po mbrojne kufirin lindje-perendim, por ne fakt idea ishte nxitja e nje lufte te kontrolluar me qellim pastrimin e parave te vjedhura nga populli nder vite…
Regjimi kish pregadite Taborin e njerezve me te degjueshem dhe me besnik te tyre, Policine me mjete te renda dhe te armatosura deri ne dhembe, Prokurorine dhe gjykatat vendore me qellim qe mos te ngele asgje e pa kontrolluar dhe e parealizueshme por vetem dicka qe eshte shtuar me teper vullnetarisht nga te perzgjedhurit ne kete aksion, duke u munduar te tregohen sa me te rrezikshem per ne, popullaten civile te pa mbrojtur as fizikisht as politikisht nga partneri i koalicionit i cili per fat te keq ishte “shqiptar”!
Keqtrajtimet dhe fyerjet do t’ua leme Juve qe te orvateni t’i merrni me mend se si kane munde me qene, pasi propaganda vetem se e kish permbyllur nje pjese te luftes speciale dhe efekti i saj simptomet i tregonte mbi viktimat shqiptare.

P.S.C’far te benim?, kudo qe orvateshim te ankohemi e te kerkojme ndihme, na thonin: ju i keni perfaqsuesit tuaj ne Parlament!
Shkurtimisht, kjo ishte ngjarja e 1 Majit 2012, përshkruan 1 Majin e hidhur Bedri Ajdari vëllau i të dënuarit në rastin ‘Monstra’

Baby Boo