BE reagon ndaj politikës: Mos shpifni ndaj prokurorëve


Zyra e BE-së në Kosovë, ka reaguar për sulmet e individëve të ndryshëm përfshirë krerët e shtetit ndaj ish-prokurorit, Elez Blakaj. BE u ka bërë thirrje të gjithëve që të përmbahen ndaj sulmeve në adresë të institucioneve të sundimit të ligjit dhe prokurorëve.

BE thotë se hetimet e Blakajt duhet të vazhdojnë me profesionalizëm dhe në përputhje me ligjin.

Kujtojmë, pas dorëheqjes së Elez Blakajt, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj, e quajtën atë frikacak e të paguximshëm. Madje kryeministri e qujti edhe “hajn të pulave”.

Reagimi i plotë i BE-së.

BE po ndjek nga afër çështjen e prokurorit Elez Blakaj. Pavarësia dhe autonomia e gjyqësorit, përfshirë prokurorinë, janë shumë të rëndësishme në këtë kontekst dhe duhet të mbrohen.

BE u bën thirrje të gjithëve që të përmbahen nga ndonjë sulm kundër institucioneve të sundimit të ligjit, duke përfshirë çdo koment personal dhe shpifës ndaj prokurorëve ose gjyqtarëve individualë.

Deklaratat e disa politikanëve dhe prokurorëve të Kosovës në këtë drejtim minojnë parimet kryesore të sundimit të ligjit. Për më tepër, ata gjithashtu dërgojnë sinjale dekurajuese për të gjithë zyrtarët gjyqësorë që merren me raste të ndjeshme dhe të rëndësishme.

BE përsërit se hetimet në pritje duhet të vazhdojnë me profesionalizëm dhe në respekt të plotë të sundimit të ligjit, pa asnjë ndërhyrje.

Baby Boo