Kasami inspekton punimet e Përroit në Shipkovicë, projekti drejt përfundimit


Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami së bashku me ambasadoren e Zvicrës, ministrin e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor dhe përfaqësues të UNDP qëndruan në fshatin Shipkovicë për të parë nga afër projektin “Përmisimi i rezistencës ndaj përmbytjeve në rajonin e Pollogut” ku komuna e Tetovës përfitoi nga ky projekt në “Rregullimi i përroit në fshatin Shipkovicë” falë programës për zhvillim të Kombeve të Bashkuara. Projekti në fjalë është shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për banorët e këtij fshati të cilët në 2015 si rezultat vërshimeve pësuan dëme të mëdha. Ky projekt, do të minimizojë vërshimet e mundshme në këtë fshat dhe jo vetëm, duke zgjidhur një problem të madh për banorët e fshatit dhe qytetin. Ne, do të vazhdojmë me punën tonë gjithmonë në dobi të qytetarëve dhe vetë qytetit.

Baby Boo