BE mbështet kurën izraelite, u aplikua në 7 njerëz të infektuar rëndë me CoVid, i shëroi të shtatë 100%


Bashkimi Europian ka vendosur të mbështesë me 50 milionë euro, një kurë kundër COVID-19 që po zhvillohet nga firma izraelite Pluristem.

Nga testet e kryera në Izrael dhe Shtetet e Bashkuara, kura ka rezultuar 100% e suksesshme, një nivel që deri më tani nuk është arritur nga asnjë ilaç që po testohet kundër koronavirusit.

Firma farmaceutike Pluristem me qendër në Haifa ka zhvilluar një terapi, që përdor placentat për të zhvilluar qeliza të ripërpunueshme për të kuruar organet e dëmtuara si pasojë e infektimit me koronavirus. Kura çliron në organizëm proteina, që kurojnë organet e dëmtuara nga COVID-19, si zemra, mushkëritë, veshkat, etj.

Kjo kurë shëroi plotësisht 6 pacientë në Izrael, të cilët ishin në rrezik për jetën për shkak të infektimit me koronavirus. Këtë muaj u shërua edhe një tjetër pacient në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili pranoi t’i nënshtrohej testimit me këtë kurë.

Aktualisht, kura ndodhet në fazën e tretë të përparuar të provave tek njerëzit. Fondet e akorduara nga Bashkimi Europian dhe Banka Europiane e Investimeve mbulojnë 50% të shpenzimeve për zhvillimin e kësaj kure.

Firma izraelite shquhet për zhvillimin e shumë kurave, përfshirë edhe disa studime për një vaksinë për mbrojtjen nga rrezatimi atomik të ushtarëve amerikanë kryer 3 vite më parë.

Baby Boo